Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aubameyang mund të mbetet te Arsenali

Foto: Reuters

Pierre-Emerick Aubameyang mund të mbetet te Arsenali. Pas triumfit në FA Cup, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është shprehur i bindur se pas bisedës me sulmuesin ky i fundit do të mbetet në “Emirates”.

“Aubameyang e di se çfarë mendoj për të. Dua të ndërtoj ekipin rreth tij. Mendoj se ai dëshiron të qëndroj dhe shumë shpejt do të vazhdoj kontratën me klubi. Fitimi i FA Cup besoj se mund ti ndryshoj mendimin pasi ai është pjesë e rëndësishme e këtij klubi”, u shpreh Arteta. Aubameyang ishte heroi i Arsenalit në triumfin në Kupën e Anglisë duke shënuar dy golat. Sulmuesi 31-vjeçar ka kontratë me londinezët deri në vitin 2021 dhe është në bisedime për vazhdimin e saj. Për sulmuesin e Arsenalit, interesim të vazhdueshëm ka shprehur Barcelona.

Artikuj të ngjashëm