Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aubameyang konfirmon: S’do të largohem nga Dortmundi

Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se nuk do të largohet nga Dortmundi, përkundër që më parë gjatë këtij afati kalimtar ishte i hapur për një largim.

Ai ishte i lidhur me një kalim në Kinë, si dhe te Milani, Chelsea dhe Manchester City, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është e vërtetë që kam folur me Dortmundin para se të shkoja në pushime. Iu kam treguar çka mendoj, që ndoshta isha i gatshëm për të provuar diçka më ndryshe. Ishte një bisedë e hapur dhe korrekte me Michael Zorcun (drejtorin sportiv të Dortmundit) dhe Hans-Joachin Watzke (shefin ekzekutiv)”, është shprehur Aubameyang për Welt am Sonntag.

Ai më tutje ka shtuar se, “asnjëri prej klubeve që më kërkoi nuk arriti të realizojë këtë transferim. Prandaj do të qëndroj te Dortmundi, më pëlqen shumë të jem këtu, pasi ndihem në shtëpi”.