Ylli i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, thotë se klubi ishte i hapur që ta largonte gjatë verës.
28-vjeçari po kalon në formë të mrekullueshme duke shënuar 13 herë në të gjitha garat sivjet për të udhëhequr Dortmundit drejt kreut të tabelës me pesë pikë para Bayernit.
Gjatë verës, futbollisti ishte përfolur gjatë për një largim nga Bundesliga, por tash thotë se është i lumtur me klubin.
“Ishte një kohë në afat kalimtar kur mund të isha larguar. Unë dhe klubi ishim të hapur për largim, por kjo nuk ndodhi. Gjithmonë jam ndier rehat te Dortmundi, në skuadër dhe klub dhe kjo është e vërtetë edhe për sot. BVB është familja ime”, ka thënë ai për Bild.