Atletja Vesa Jusufi ka përfunduar e fundit prej 22 garuesve në 100 metra në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj që po mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë.
Ajo e mbylli garën për 13.77 sekonda.
Ndërkohë Mal Gashi nuk është paraqitur në garën e notit 1500 metra krol. Ai nuk është paraqitur me arsyetimin se është i sëmurë.