Atletja olimpike nga Holanda, Madiea Ghafoor, është dënuar me tetë vjet e gjysmë burgim pasi u shpall fajtore për kontrabandë droge dhe trafikim.
27-vjeçarja, që garoi në garën 400x400 në “Rio 2016”, kishte pasur drogë në vlerë 2.3 milionë euro në makinën e saj kur ishte ndalur në një kontroll rutinor në Gjermani në qershor, raporton BBC.
“Jemi të shokuar me vendimet”, ka thënë Federata e Atletikës në Holandë, transmeton Koha.net. “Me vendimin e gjykatës gjermane, Unioni i Atletikës dënon veprimet e Ghafoorit. Unioni i Atletikës dënon çdo lloj tregtie në doping apo drogë dhe pajtohet plotësisht me ligjin e Holandës për doping”.
Në Gjykatë të hënën, Ghafoor kishte thënë se do të apelojë ndaj dënimit, duke deklaruar se ishte e pafajshme. Në dëgjimin në gjykatë, ajo kishte thënë se po mendonte se po bartte materiale dopingu dhe nuk e dinte që po transportonte drogë. Ajo refuzoi të tregonte se nga kush kishte marrë drogën.
-
Ish-kreu i Federatës Botërore të Atletikës, Diack, dënohet me katër vjet burgim
-
Ish-futbollisti nga Kosova dënohet me 8 vjet burgim në Finlandë për kontrabandë droge
-
Rekordmenja botërore suspendohet për doping
-
Trafikanti shqiptar i drogës që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Dy herë kampionia olimpike me program ambicioz në Paris