Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atleticos i mbyllet pjesërisht stadiumi për ndeshjen ndaj Manchester Cityt

Ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionë mes Manchester Cityt e Atletico Madridit

Komisioni i Apelit i UEFA-s ka marrë vendim që Atletico Madridi ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt ta luajë me numër më të vogël të tifozëve.

Ky ndëshkim vjen si pasojë e fyerjeve që tifozët e Atleticos kishin drejtuar ndaj lojtarëve të Cityt në ndeshjen e 5 prillit në Angli.

“Atletico Madridi urdhërohet që gjatë ndeshjes së ardhshme në kuadër të garave të UEFA-s që e luan si mysafire, të mbyllë pjesërisht stadiumin, për shkak të sjelljeve diskriminuese të tifozëve të saj. Atletico Madridi do të informojë para ndeshjes, për mbylljen e sektorit të stadiumit, që duhet të ketë së paku 5000 ulëse. Po ashtu Atletico gjatë ndeshjes si vendas do të shpalosë një pano me fjalët ‘JoRacizmit’ dhe me logo të UEFA-s në të”, thuhet në vendimin e UEFA-s.

Atletico ndeshjen e kthimit ndaj Cityt do ta luajë më 13 prill. Ndeshjen e parë në Angli e humbi 1:0.

Image