Një gjykatë të mërkurën e ka ndaluar dënimin e UEFA-s kundër Atletico Madridit për përshëndetjet naziste nga një tifoz në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Vendimi i përkohshëm i Gjykatës së Arbitrazhit për Sport erdhi vetëm disa orë, para se Atletico të jetë nikoqir i ndeshjes së dytë të çerekfinales.
Atletico u ankua në KAS pas vendimit të UEFA-s të hënën, që tha se klubi duhet ta mbyllë një sektor të stadiumit prej pesë mijë ulëseve si dënim për “sjellje diskriminuese” në Manchester javën e kaluar.
Tifozi i Atleticos u filmua duke e bërë gjestin në stilin e nazistëve.
Artikuj të ngjashëm