Pas ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, UEFA pritet të shqiptojë dënime ndaj Atletico Madridit, Manchester Cityt, Barcelonës dhe Eintracht Frankfurtit.
Sipas “Marcas” incidentet nuk kanë asnjë lidhje me tjetrën, megjithatë pritet të ketë dënime për të katër klubet.
Atletico dhe City zhvilluan një betejë të ashpër ndërsa përballja e tyre në Ligën e Kampionëve përfundoi me përleshje fizike të lojtarëve të dy ekipeve, që vazhdoi edhe në zhveshtore pas përfundimit të ndeshjes.
Lojtarët e Cityt do të përballen me rrezikun e menjëhershëm për t'u pezulluar përpara gjysmëfinales kundër Real Madridit, ndërsa çdo lojtar fajtor i Atletico Madridit do të shohë që dënimet e tyre të shtyhen deri në fillim të garave për sezonin 2022/23.
Humbja e Barcelonës në Ligën e Evropës ndaj Frankfurtit ishte problematike për klubin katalonjas si brenda ashtu edhe jashtë fushës, me praninë e madhe të tifozëve gjerman rreth stadiumit duke shkelur qartë rregullat. UEFA urdhëroi që tifozët e skuadrave kundërshtare duhet të ulen veçmas me një sektor të caktuar për mysafirët, megjithatë tifozët e Frankfurtit kishin shumë më tepër se 5.000 biletat e dhuruara.
Tifozët e Frankfurtit u shpërndanë në të gjithë stadiumin, falë biletave të shitura nga tifozët vendas, arsye kjo për t’u hetuar edhe Barcelona si mikpritëse e ndeshjes.