Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico turpërohet nga Cadizi

Atletico Madridi ka pësuar humbje turpëruese në udhëtim te Cadizi të shtunën mbrëma.

Atletico, që në mesjavë do të luajë ndeshje të rëndësishme me Interin në Champions, u mposht me rezultatin 2:0.

Ndeshja i takoi xhiros së 28-të.

Juanmi i shënoi të dy golat për pikët e plota.

Ai realizoi në minutën e 24-t për 1:0, ndërsa për 2:0 shënoi në minutën e 64-t.

Atletico në vendin e katërt ka 55 pikë, kurse Cadizi në vendin e 18-të ka 22 pikë.

Artikuj të ngjashëm