Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madridi fiton me përmbysje të madhe në rezultat

Atletico Madridi ishte duke pësuar 2:0, por në fund fitoi 3:2 ndaj Cadizit. Ndeshja e së dielës mbrëma i takoi xhiros së tetë të La Ligas dhe nisi keq për skuadrën nga Madridi.

Lucas Pires shënoi golin e parë për Cadizin në minutën e 12-të. Roger Marti shënoi për 2:0 në minutën e 27-të.

Vetëm më pas Atletico nisi të reagojë.

Angel Correa shënoi në minutën e 32-të për të ngushtuar rezultatin në 2:1. Nahuel Molina barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 46-të, ndërsa Correa shënoi golin e kthesës së madhe, 3:2, në minutën e 66-të.

Me fitore, Atletico Madridi del në vendin e katërt me 16 pikë nga shtatë ndeshje. Cadizi është i 12-ti me nëntë pikë.