Kampioni në fuqi i La Ligas, Atletico Madridi po e rivalizon Real Madridin për transferimin e sulmuesit të Salzburgut, Karim Adeyemi.
“AS” ka raportuar të premten se Atletico po synon transferimin e 19-vjeçarit në fund të këtij edicioni, pavarësisht se Reali tashmë e ka kontaktuar klubin e tij. Te Atletico, po e shohim Adeyemin si pasardhës ideal të Luis Suarezit.
Për kartonin e tij, Atletico është gati të shpenzojë deri në 25 milionë euro. Adeyemi po shkëlqen këtë edicion te ekipi austriak, për të cilin ka shënuar 12 gola në 17 ndeshje në të gjitha garat.
Adeyemi është pjesë e Salzburgut prej vitit 2018 kurse ka kontratë deri në vitin 2024. Ai gjithashtu ka edhe tri ndeshje dhe një gol të shënuar me Gjermaninë.