Atletico Madridi e ka refuzuar ofertën e Manchester Cityt për qendërmbrojtësin,
Jose Maria Gimenezin.
Sipas mediumit spanjoll “AS”, Manchester City i ka ofruar 89 milionë euro, por Atletico Madridi nuk e ka pranuar ofertën për uruguaianin.
Bëhet e ditur se klubi spanjoll do ta lejojë largimin e Gimenezit, vetëm nëse City e paguan klauzolën e lojtarit, e cila është 120 milionë euro.
Kontrata me Atletico Madridin 25-vjeçarit i skadon në vitin 2022.
Ai u transferua te klubi madrilen në vitin 2013 nga Danubio i Uruguait.
Artikuj të ngjashëm