Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico qëndron në hap me rivalët

Atletico Madridi ka vazhduar me paraqitje të mira në La Liga.

Të shtunën mbrëma, Los Colchoneros mposhtën 1:0 Mallorcan, e cila u paraqit pa Vedat Muriqin e lënduar.

Antoine Griezmann në minutën e 64-të i dha tre pikët Atleticos.

Atletico ngjitet në vendin e tretë me 31 pikë dhe qëndron në hap me Gironan lidere që ka 34 pikë, Real Madridin e vendit të dytë që tubon 32 pikë. Skuadra e Simeones ka pikë të barabartë me Barcelonën.

Mallorca mbetet në kuotën e nëntë pikëve në vendin e 17-të.