Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico prezanton mbrojtësin Galan

Atletico Madridi është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë, spanjollin Javi Galan.

28-vjeçari ka kompletuar transferimin te Atletico nga skuadra tjetër spanjolle, Celta Vigos. Ai me Atleticon ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.

“Javi Galan, i cili luan si mbrojtës i krahut të majtë, dallohet për disa cilësi. Ai është i mirë si në fazën e sulmit ashtu edhe në mbrojtje. Di të luaj mirë edhe në zonën e mesfushës”, shkruan në njoftimin e Atletico Madridit. Galan më herët karrierë ka bërë edhe te disa klube tjera pak të njohura në Spanjë.