Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona në bisedime me Galanin

Barcelona është në bisedime me Celta Vigon për të transferuar Javi Galanin, raporton “AS” të martën.

Galan shihet te Barça si ideal, pasi deri me tani klubi nga Katalonja ka dështuar të nënshkruajnë me Marcos Alonson e Chelseat.

Mbrojtësi i krahut të majtë iu bashkua Celta Vigos në verën e vitit të kaluar nga Huesca për 4 milionë euro. Aktualisht vlerësohet rreth 12 milionë.

Me Celtan, 27-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026.

Artikuj të ngjashëm