Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico po interesohet për portierin Martinez

Kampioni në fuqi i Spanjës, Atletico Madridi ka shprehur interesim për portierin e Aston Villas, Emiliano Martinez.

Mediumet spanjolle kanë raportuar se Martinez te Atletico po shihet si zëvendësim ideal për Jan Oblakun, i cili pritet të largohet nga ekipi në fund të këtij edicioni. Martinez 29-vjeçar vitin e shkuar iu bashkua Aston Villas, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

Portieri argjentinas, karrierë ka bërë Readingu, Getafe, Wolwerhamptoni kurse ka edhe tetë paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës. Në anën tjetër, Oblak 28-vjeçar ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2023 dhe është pjesë e klubit nga La Liga prej vitit 2014.

Artikuj të ngjashëm