Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico pa Suarezin në ndeshjen e parë të sezonit

Luis Suarez do t’i mungoj Atletico Madridit në ndeshjen e parë të sezonit të ri kundër Celta Vigos, që zhvillohet të dielën. Bëhet e ditur se Suarez i është bashkuar me vonesë Atleticos në fazën përgatitore për shkak të angazhimeve me Uruguain në Copa America, dhe për këtë arsye nuk do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Celtas.

Suarez sezonin e shkuar ishte ndër më të merituarit që Atletico e fitoi titullin e kampionit, duke shënuar 21 gola në La Liga. Krahas Suarezit, Atleticos ndaj Celtas do t’i mungojnë edhe Kieran Trippier e Renan Lodi.

Suarezin në sulmin e Atleticos ndaj Celtas, do ta zëvendësoj Angel Correa që sezonin e shkuar pati nëntë gola e tetë asistime.

Artikuj të ngjashëm