Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarezi kthehet në stërvitje

Atletico Madridi ka marrë lajm tejet të mirë të mërkurën gjatë ditës.

Në stërvitje para duelit vendimtar kundër Huescas për skuadrën e Atletico Madridit, është kthyer sulmuesi i rrezikshëm, Luis Suarez.

Uruguaiani mungoi në dy duelet e fundit për shkak të dëmtimit në këmbë. Të udhëhequrit e Diego Simeones barazuan 1:1 me Real Betisin dhe mposhtën 5:0 Eibarin në Madrid.

Pavarësisht lajmit pozitiv për Suarezin, Joao Felix dhe Thomas Lemar mbeten ende në dyshim për të luajtur.

Artikuj të ngjashëm