Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico në bisedime për Dybalan

Kampioni i La Ligas, Atletico Madridi është i vendosur për ta transferuar sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybalan gjatë afatit kalimtar të verës, ka raportuar të mërkurën “Cadena SER”.

Madje, thuhet se drejtuesit e klubit spanjoll tashmë kanë nisur bisedimet me Juventusin për një transferim të mundshëm të Dybalas.

Mësohet se Atletico i ka ofruar Juventusit shkëmbimin e Dybalas me Angel Correan, i cili pëlqehet nga skuadra italiane. Dybala ka kontratë me Juventusin deri në vitin e ardhshëm dhe po e refuzon rinovimin e kontratës për shkak se nuk është i kënaqur me kushtet e ofruara.

27-vjeçari këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tri asistime në 26 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm