Atletico Madridi ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë ndaj Copenhages në 1/16 e ligës së Evropës.
Vendasit filluan më mirë takimin duke kaluar në minutën e 15 përmes Fischerit, transmeton Koha.net.
Në vazhdim të takimit Atletico Madridi u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar katër gola.
Niguez barazoi shifrat në minutën e 21, kurse Gameiro shënoi në minutën e 37 për t’i dhënë epërsinë ekipit spanjoll.
Në pjesën e dytë shënuan edhe Griezmann dhe Vitolo.
Ndeshja e kthimit do ta zhvillohet më 22 shkurt në Madrid.
Artikuj të ngjashëm