Klubi brazilian Atletico Mineiro ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Diego Costa.
Costa te Mineiro ka kaluar si lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Atletico Madridin.
Ai me klubin brazilian ka firmosur kontratë deri në fund të vitit 2022.
Costa 32-vjeçar në Brazil është kthyer pas 15 vjetëve. Ai nga Brazili ishte larguar në vitin 2006 për të kaluar te Braga në Portugali. Te Atletico Madridi kaloi pikërisht nga Braga në janar të vitit 2007. Te klubi nga Madridi gëzoi periudhën më të lavdishme.
Ai kishte shkaktuar zemërim në Brazil kur vendosi të luante për Spanjën. Me Spanjën ka realizuar dhjetë gola në 24 ndeshje.
? Do mundo para Belo Horizonte: @DiegoCosta agora é do Clube Atlético Mineiro! ?#DiegoCostaNoGalo ??️ pic.twitter.com/mvIEZmIADx
— Atlético ? (@Atletico) August 15, 2021