Atletico Madridi është në kërkim të një sulmuesi. Klubi spanjoll është duke kërkuar zëvendësuesin e Diego Costas së larguar.
Së fundi mediat gjermane kanë raportuar se madrilenët janë duke e monitoruar sulmuesin e Eintracht Frankfurtit, Andre Silva.
Sulmuesi portugez po shkëlqen këtë edicion në Bundesliga, duke shënuar 18 gola dhe pesë asistime në 21 ndeshje.
Klubi spanjoll po planifikon të ofrojë rreth 50 milionë euro për portugezin.
Sulmuesi 25-vjeçar karrierë ka bërë edhe te Milani dhe Sevilla.