Atletico Madridi do të largojë së paku pesë futbollistë gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, trajneri Diego Simeone u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se nuk llogaritë në shërbimet e Lucas Torrerias, Moussa Dembeles të cilët do të rikthehen te skuadrat e tyre pas përfundimit të huazimit.
Përderisa futbollistë si Sime Vrsaljko, Hector Herrera dhe Vitolo do të shiten gjatë verës.
Me shitjen e këtyre futbollistëve klubi nga Madridi po synon të përfitojë mbi 100 milionë euro. Me këto para trajneri Diego Simeone po synon të sjell përforcime për sezonin e ri.