Ekipi i Atletico Madridit ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të krahut të Barcelonës, Nelson Semedo.
"Diario Sport" ka njoftuar të martën se Atletico ka kontaktuar Barcelonën në lidhje me Semedon për transferimin e të cilit mund të ofrojë dëmshpërblim deri në 50 milionë euro, përcjell Koha Ditore.
Semedo tek Atletico shihet si zëvendësim për Juanfran Torresin, i cili nuk do të jetë më pjesë e ekipit nga Madridi.
Semedo 25-vjeçar, ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh. Ai te Barça është transferuar para dy vjetësh nga Benfica për 35 milionë euro.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, në edicionin e fundit ka shënuar një gol dhe ka asistuar tri herë në 46 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën.