Trajneri Diego Simeone pritet ta rinovojë kontratën me Atletico Madridin, e cila do ta mbajë në krye të ekipit nga La Liga deri në verën e vitit 2024, përcjellë të martën “AS”.
Mësohet se drejtuesit e Atleticos tashmë kanë nisur negociatat me trajnerin argjentinas, që pritet të mbyllen me sukses brenda këtij muaji. Simeone 50-vjeçar ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2022, kurse u emërua në pozitën e trajnerit në vitin 2011. Nën drejtimin e Simeones, Atletico Madridi ka fituar shtatë trofe, përfshirë këtu edhe titullin e kampionit të Spanjës në edicionin 2013/14.
Këtë sezon në La Liga, madrilenët janë pozitën e parë me 41 pikë të tubuara.