Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico fiton me “hat-trickun” e Griezmannit

Antoine Griezmann ka realizuar tregolësh ndaj Celta Vigos për t’ia siguruar fitoren e shtatë sezonale Atletico Madridit, të shtunën në La Liga.

Golat e francezit nisën në minutën e 29-të nga penalltia. Dy të tjerët erdhën në pjesën e dytë në minutat ’64 dhe ’70.

Nga minuta e 25-të, Celta vendase luajti me një futbollist më pak në fushë pas largimit me karton të kuq të Ivan Villarit.

Në tabelë, pas nëntë ndeshjesh Atletico ka 22 pikë të tubuara në vendin e dytë, me tri pikë më pak se Reali.

Celta ka gjashtë pikë në pozitën e 18-të.