Atletico Madridi është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1 me 1 kundër Chelseat në Londër.
Klubit spanjoll i duhej fitorja në Stamford Bridge dhe shpresonte në një humbje të Romës, por sonte Roma fitoi kundër Qarabagut me rezultat 1 me 0.
Golin për Atleticon e realizoi Saul Niguez derisa për Chelsean barazoi mbrojtësi i Atleticos Saviq që realizoi autogol.
Me këtë pikë Atletico mbetet në pozitën e tretë, e cila ia garanton një vend në Europa Ligë.
Artikuj të ngjashëm