Atletico ka mposhtur Romën 2 me 0 në xhiron e pestë të Grupit C në Ligën e Kampionëve.
Antoine Griezmann dhe Kevin Gameiro realizuan golat për fitoren e parë të Atleticos në këtë grup.
Kjo fitore e bën interesante garën për pozitën e dytë në këtë grup. I pari në grup mbetet Chelsea me dhjetë pikë që tashmë ka siguruar fazën tjetër. Roma është e dyta me tetë pikë e Atletico me gjashtë pikë i treti. Qarabag është në fund me dy pikë. Në ndeshjen e fundit takohen Chelsea me Atleticon dhe Roma me Qarabagun.