Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico e mbyll me fitore fazën grupore

Atletico Madridi ka kaluar në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve nga vendi i parë me 14 pikë në Grupin E.

Atletico të mërkurën mbrëma fitoi ndaj Lazios me rezultatin 2:0.

Pavarësisht disfatës, tutje kalon edhe Lazio me 10 pikë nga vendi i dytë.

Feyenoordi me gjashtë pikë vazhdon në Ligën e Evropës nga vendi i tretë, kurse eliminohet Celticu i fundit me katër pikë.

Antoine Griezmann shënoi në minutën e gjashtë për 1:0. Në minutën e 38-të, Mario Hermosos iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, kurse rezultatin final e vendosi Samuel Lino në minutën e 51-të.

Elseid Hysaj luajti te Lazio deri në minutën e 70-të.