Atletico Madridi e ka eliminuar skuadrën e kategorisë së tretë të futbollit spanjoll, Lugon, dhe ka avancuar në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit në Spanjë.
Atletico të shtunën gjatë ditës mposhti Lugon në udhëtim me rezultatin 3:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesa e parë u mbyll baras.
Angel Correa në minutën e dytë shënoi për mysafirët, kurse Leandro Antonetti pas veprimit të mirë individual në minutën e 39-të, i barazoi shifrat në 1:1.
Rodrigo de Paul, Antoine Griezmann dhe Koke u inkuadruan në pjesën e dytë dhe ndryshuan rrjedhën e lojës.
Koke madje asistoi në golin për 2:1 që u shënua nga Memphis Depay, në minutën e 66-të.
Depay realizoi edhe një tjetër gol në minutën e 74-t, për rezultatin final të takimit.