Atletico Madridi raportohet se e ka caktuar sulmuesin e Napolit, Dries Mertens, si zëvendësues potencial të Antoine Griezmannit.
Reprezentuesi belg ka shkëlqyer sivjet me dhjetë gola të shënuar dhe me tre asistime në vetëm 12 ndeshjet e sivjetme të Serisë A.
Edhe pse Griezmann nuk ka treguar formë të lartë sivjet, mbetet në radarin e disa gjigantëve evropianë.
Sipas gazetës spanjolle “AS”, Atletico ka vendosur që të kërkojë Mertensin nëse Griezmanni vendos për largim pas Botërorit.
Mertens sezonin e shkuar pati vitin më të mirë me 28 gola në 35 paraqitje.