Argjentina dhe Franca, do të përballen në finalen e Kupës së Botës “Katari 2022”, që do të zhvillohet të dielën prej orës 16:00.
E në këtë finale, përfaqësimin më të madh do ta ketë La Liga, e cila do të ketë lojtarë më shumë se ligat tjera të forta të Evropës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampionati i Spanjës, në këtë finale do të përfaqësohet me 15 lojtarë, duke lënë pas vetes Premier Leaguen me nëntë sosh.
Kampionati i Francës do t’i ketë tetë lojtarë, ndërsa Bundesliga dhe Serie A do të përfaqësohen me nga shtatë.
Sa i përket klubeve, Atletico Madridi do t’i ketë katër lojtarë në këtë finale, më shumë se çdo skuadër tjetër.
Nahuel Molina, Rodrigo de Paul e Angel Correa janë pjesë e Argjentinës, ndërsa Antoine Griezmann do të luajë për Francën.
Bazuar në këtë, Atletico do të kompensohet me 1.3 milionë euro nga FIFA.