Atalanta ka shënuar fitore në udhëtim tek Ajaxi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, duke siguruar kështu plasmanin për raundin tjetër.
Derisa Liverpooli mori vetëm një pikë në udhëtim te Midtjyllandi.
Atalanta fitoi përballjen e sotme me rezultat prej 1 me 0, me golin e vetëm të shënuar nga Muriel në minutën e 85 të ndeshjes.
Kurse në ndeshjen tjetër Midtjylland – Liverpool, rezultati final ishte 1 me 1.
Salahu i dha epërsinë Liverpoolit qysh në minutën e parë të ndeshjes, derisa shifrat i barazoi Scholzi në minutën e 62-të.
Liverpooli është lider në Grupin D me 13 pikë, e ndjekur nga Atalanta me 11 pikë, derisa Ajaxi ka 7 pikë. Kurse në vendin e fundit Midtjyllandi ka 2 pikë.