Atalana është kthyer te fitorja në kampionatin italian. Të shtunën në udhëtim skuadra nga Bergamo ka mposhtur Venezian me rezultatin 3:1.
Te Atalanta ndeshjen e kompletoi mbrojtësi Berat Gjimshiti.
Në minutën e 44-të mysafirët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Mario Pasaliq për 1:0.
Atalanta dyfishoi epërsinë në minutën e 47-të të pjesës së dytë me Duvan Zapatan.
Në minutën e 63-të Luis Muriel realizoi për 3:0.
Në minutën e 80-të Venezia ngushtoi rezultatin në 3:1 me golin e shënuar nga Domen Crnigoj.
Atalanta me këtë fitore zë vendin e tetë në Serie A me 54 pikë.
Venecia mbetet e fundit me 22 sosh.
Artikuj të ngjashëm