Atalanata ka shënuar fitoren e tretë rresht në Serie A. Skuadra nga Bergamo fitoi me përmbysje të rezultatit në udhëtim te Verona, 2:1.
Giovanni Simeone kaloi vendasit në epërsi në minutën e 22-të. Në minutën e 37-të barazoi Aleksey Miranchuk.
Me rezultatin 1:1 u mbyll pjesa e parë. Golin e tri pikëve për Atalantan e shënoi Teun Koopmeiners. Mesfushori holandez realizoi në minutën e 62-të. Te Atalanta nga minuta e parë u paraqit Berat Gjimshiti.
Me këtë fitore Atalanta ka 37 pikë pas 17 ndeshjeve, derisa Verona 23 sosh.