Skuadra e Serie A të Italisë, Atalanta ka huazuar mbrojtësin e majtë të Sevillas, Guilherme Arana, bën të ditur faqja zyrtare e klubit të mërkurën.
Atalanta ka edhe opsionin për të blerë futbollistin për nëntë milionë euro verën e ardhshme. Atalanta u përcaktua për Aranan pasi dështoi të transferonte Diego Laxaltin e Milanit, transmeton “Koha Ditore”.
Sevilla kishte paguar 12 milionë euro në janar të vitit 2018 për të transferuar Aranan nga Corinthiansi, mirëpo ai ka pasur hapësirë të limituar.
Arana është ende 22-vjeçar dhe ka tetë ndeshje e dy gola për skuadrën U-20 të Brazilit.