Skuadra e Atalantas po insiston në transferimin e sulmuesit Andrea Pinamonti.
“Sky Italia” ka njoftuar të hënën se Atalanta po shihet favorite për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar. Thuhet se Pinamonti ka refuzuar ofertat nga Monza e Spezia dhe po pret që Atalanta të arrijë marrëveshje me Interin për blerjen e tij.
Interi po kërkon rreth 20 milionë euro për Pinamontin, i cili është produkt i akademisë së klubit. Pinamonti sezonin e shkuar ishte i huazuar tek Empoli, kurse ka luajtur edhe te Genoa e Frosinone.
Artikuj të ngjashëm