Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atalanta e Interi në garë për talentin e ri polak Marchwinski

Atalanta dhe Interi janë në garë për transferimin e sulmuesit të talentuar polak të Lech Poznanit, Filip Marchwinski, shkruan “Calciomercato”, transmeton Koha.net.

Marchwinski 18-vjeçar po njihet ndryshe si “Josip Iliçiqi i ri”.

Më 10 janar, ai ka mbushur 18 vjet dhe është duke u kërkuar nga shumë klube të njohura, pas paraqitjeve të mira me klubin polak.

Ai ka depërtuar në skuadrën e parë të Lech Poznanit stinorin e kaluar, ndërsa debutoi në dhjetor të vitit 2018, një muaj pasi mbushi 17 vjet.

Golin e parë e shënoi katër muaj më vonë kundër Legias së Varshavës më 24 prill dhe këtë stinor ai ka luajtur 11 ndeshje në ligë dhe dy në Kupën e Polonisë, duke shënuar tre gola.

Atalanta dhe Interi po insistojnë për transferimin e Marchwinskit, që mund të luajë si qendërsulmues ashtu edhe në të dy krahët e sulmit.

Edhe Modriqi flet për planet me Milanin Futboll 2 d. më parë Modriqi flet për planet me Milanin

Madje Interi kishte qenë shumë afër transferimit të tij para pak viteve, por familja e talentit polak nuk e lejoi të ndodhte transferimi.

Juventusi po ashtu është në mesin e klubeve që po interesohen, ndërsa në këtë mes janë edhe Ajaxi dhe TSG Hoffenheimi.