Sport

Atalana e mposht thellë Romën

Atalanta ka triumfuar me rikthim kundër Romës me rezultat 4:1, në ndeshjen e javës së 13-të të elitës së futbollit italian. Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi. Edin Xheko shënoi në minutën e tretë. Rikthimi i Atalantës ndodhi në pjesën e dytë. Duvan Zapata në minutën e 60-të barazoi rezultatin në 1:1. Robin Gosens në të 70-ën ia dha epërsinë e parë vendasve.

Golin e tretë për Atalantën e shënoi zëvendësuesi Luis Muriel në minutën e 71-të. Në listën e golashënuesve nuk mund të mungonte Josip Iliçiq, i cili shënoi golin e katërt dhe të fundit në ndeshje. Ai pati edhe dy asistime në këtë takim. Te Atalanta tërë ndeshjen luajti Berat Gjimshiti, ndërsa te Roma në stol ishte Marash Kumbulla, por nuk u aktivizua. 

Me 21 pikë, Atalanta është e gjashta në renditje, ndërkohë Roma zë vendin e katërt me 24 pikë.