Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Astrit Selmani kritikon veten pas barazimit

Hammarby luajti 1:1 në miqësoren kundër Norrkopingut, por skuadra e sulmuesit kosovar, Astrit Selmanit, pati më shumë mundësi shënimi në pjesën e dytë. Pas ndeshjes, Selmani e kritikoi veten, por nuk u shfaq i brengosur.

“Ndoshta duhet të shënoj hat-trick. Por kështu është situata. Kam bërë maksimumin dhe mendoj se iu tregova të gjithëve se si duhet të punohet në 30 raunde dhe në Kupë po ashtu. Pasi dal në situata të tilla për të shënuar, e di se nuk është diçka për t’u brengosur. Por, nuk dua të humb asnjëherë. Ne bëmë punë të mirë, sidomos në pjesën e dytë kur e kontrolluam lojën më shumë. Në pjesën e parë ne ishim të koncentruar në fazën e mbrojtjes”, tha Selmani për “fotbollskanalen”.

Sulmuesi 23-vjeçar nga Varbergsi u transferua te Hammarby.

Nuk shënoi gol kundër Norrkopingut, por ishte ai i cili asistoi për Akinkunmi Amoon në barazimin 1:1.

Artikuj të ngjashëm