Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa interesohet për Forsbergun

Skuadra e Aston Villas ka shprehur interesim për Emil Forsbergun e Leipzigut, përcjell të mërkurën gazeta gjermane “Bild”.

Bëhet e ditur se Forsberg ka kërkuar largimin nga ekipi gjerman dhe Aston Villa tashmë ka nisur kontaktet.

30-vjeçari nuk është i kënaqur me minutazhin që ka pasur në dispozicion këtë sezon dhe është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë diku tjetër.

Tek Aston Villa, ai po shihet si përforcim i duhur. Forsberg ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2025 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm