E enjtja ishte ditë shumë e suksesshme për futbollistët shqiptarë me mbiemrin Asllani. Të paktën për dy prej më të njohurve.
Mesfushori i Shqipërisë, Kristijan Asllani pasdite i është bashkuar gjigantit italian të futbollit, Inter. Ai kaloi si huazim nga Empoli. Për 20-vjeçarin është hap i jashtëzakonshëm në karrierë.
Tek ekipi tjetër i qytetit të Milanos, AC Milan, në orët e mbrëmjes kaloi futbollistja më e suksesshme shqiptare. Kosovare Asllani firmosi për dy vjet me Milanin. Kosovarja luan për Suedinë dhe vazhdon të shkruaj histori. Xhiroja e saj në futbollin ndërkombëtar është e jashtëzakonshme.
Si askush tjetër ka luajtur për skuadra si Real Madrid, PSG, Manchester City. Tani kalon te një gjigant i futbollit në një vend tjetër të madh evropian.