Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asllani premton maksimumin për Shqipërinë

Mesfushori i Empolit, Kristijan Asllani, me padurim pret debutimin te Kombëtarja e Shqipërisë. Asllani është ftuar për herë të parë nga përzgjedhësi Edoardo Reja dhe do të jetë pjesë e “kuqezinjve” për dy miqësoret e këtij muaji.

Në një prononcim për faqen e Facebookut të Federatës Shqiptare të Futbollt (FSHF), Asllani të martën, ka premtuar maksimumin.

Shqipëria prej të hënës ka nisur përgatitjet në Barcelonë për ndeshjet miqësore.

Shqipëria më 26 mars do të përballet me Spanjën, ndërsa tri ditë më vonë e pret Gjeorgjinë.

“Sapo jam bashkuar me ekipin kombëtar, jam shumë i lumtur dhe premtoj se do të jap maksimumin për këtë fanellë”, ka thënë Asllani.

Mesfushori i talentuar këtë vit po shkëlqen me fanellën e Empolit në Serie A dhe tashmë ka tërhequr interesimin e skuadrave më të mëdha. Ai ka 15 paraqitje në kampionatin italian dhe gjithashtu pesë ndeshje me Përfaqësuesen U21 të Shqipërisë.

 

? Kristjan Asllani ndan emocionet e para e të qënit pjesë e Kombëtares ❤️? dhe premton se do të bëjë maksimumin për fanellën ? ????̈ ?? ????? ??̈ ????❗️

Posted by Federata Shqiptare e Futbollit on Tuesday, March 22, 2022

 

Artikuj të ngjashëm