Mesfusha e Interit mund të ndryshojë krejtësisht në edicionin e ardhshëm, ka njoftuar mediumi italian “Tuttosport” të enjten.
Dhe në mesin e këtyre ndryshimeve mund të jetë edhe mesfushori që përfaqëson Shqipërinë, Kristjan Asllani, bashkë me Henrikh Mkhitaryanin dhe Davide Frattesin.
“Asllani është nën vëzhgim. Klubi ka pritur rritje të ndjeshme nga shqiptari i ri në moshë, sidomos në aspektin e personalitetit. Transferimi i tij është afër. Mund të ndodh në formë huazimi, apo të përfshihet si pjesë e ndonjë shkëmbimi”, ka shkruar mediumi italian.
Mesfushori 23-vjeçar ka zhvilluar 33 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual. Ai ka kontribuuar me tri gola e dy asistime.