Mesfushori Kristjan Asllani mund të jetë titullar tek Interi në duelin kundër Fiorentinas të dielën në mbrëmje në udhëtim.
Megjithatë, ndeshja e parë për Interin pas triumfit në Superkupën e Italisë, pritet të jetë me mungesa.
Hakan Calhanoglu dhe Nicolo Barella pritet të mungojnë në këtë duel, dhe Asllani, që përfaqëson Shqipërinë, mund të ketë hapësirë në mesfushë që nga fillimi.
Edi Reja, ish-përzgjedhësi i Shqipërisë, i ka vlerësuar lartë cilësitë që Asllani ka.
Asllani 21-vjeçar ka debutuar nën drejtimin e Rejas për “kuqezinjtë”, në mars të vitit 2022.
Ai ka zhvilluar 19 paraqitje për Interin në edicionin aktual.
“Edhe pse ai ka luajtur pak, ai nuk i ka humbur kualitetet e jashtëzakonshme. Ai ka vizion, luan me pasime vertikale dhe e di mirë se ku duhet të shkojë topi. Ta zësh vendin e Calhanoglut nuk është e lehtë, por Interi mund të ndihet rehat me Kristjanin”, ka thënë ndër të tjera Reja në një intervistë dhënë për mediumin italian “La Gazetta dello Sport” të enjten.