Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asistimi i Xhemailit nuk mjafton, Zuerichu barazon në shtëpi

Blerim Xhemaili ka kontribuuar me asistim, por Zuerichu nuk ka mundur të marr më shumë se një pikë në ndeshje me St. Gallenin.

Të mërkurën mbrëma, Zuerichu e St. Galleni luajtën 2:2 në kuadër të xhiros së 34-t të elitës zvicerane. Xhemaili asistoi për golin e parë të Zuerichut. Xhemaili, Benjamin Kololli, Fidan Aliti e Lindrit Kamberi startuan te Zuerichu. 21-vjeçari Kamberi startoi për herë të parë. U aktivizua te Zuerichu edhe Toni Domgjoni, ndërsa Hekuran Kryeziu mbeti në stol. Zuerichu është i shtati me 40 pikë dhe është pranë për të siguruar mbetjen në elitë.