Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asensio lëndon gjurin, disa muaj jashtë fushës

Foto: Reuters

Sulmuesi i Real Madridit, Marco Asensio, pritet të qëndrojë disa muaj jashtë fushës, pasi ka lënduar ligamentet e gjurit të majtë gjatë miqësores parasezonale kundër Arsenalit të mërkurën. Real Madridi në faqen zyrtare ka konfirmuar lëndimin e futbollistit.

Sulmuesi spanjoll shënoi golin e barazimit të Real Madridit në pjesën e dytë, para se të lëndohej në minutën e 60-të pas një dyluftimi me Pierre-Emerick Aubameyangun e Arsenalit, ku dukej se këmba i kishte ngecur në fushë. Asensio u largua me barele nga fusha, transmeton “Koha Ditore”.

“Pas testeve të bëra nga shërbimi mjekësor i Real Madridit është konfirmuar lëndimi i ligamenteve dhe mensikut në gjurin e tij të majtë. Lojtari duhet t'i nënshtrohet operimit në ditët e ardhshme”, është thënë në komunikatën e Realit.