Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asensio konsiderohet i rëndësishëm në projektin e ri të “galaktikëve”

Futbollisti i Real Madridit, Marco Asensio

Ndoshta nuk është në formën më të mirë, por Real Madridi e ka besimin e plotë te Marco Asensio, shkruan gazeta spanjolle “As”.

25-vjeçari u kushtoi madrilenëve vetëm 3.5 milionë euro në vitin 2014. Kontrata e Asensios përfundon në vitin 2023, ndërsa e ka klauzolën prej 700 milionë eurove dhe është prej më të paguarve në skuadër.

Asensio në edicionin aktual ka luajtur në 31 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar dy gola dhe ka po aq asistime.