Reprezentuesi i Shqipërisë, Jasir Asani pati ndeshje të mirë të premten në Kore të Jugut. Ai asistoi në minutën e 92-të për epërsinë 1:0 të skuadrës Gwangju ndaj Gangwon. Por në minutën e 98-të, Gangwon shënoi për 1:1 me të cilin rezultat përfundoi ndeshja.
Takimi i takoi xhiros së 21-të të elitës së Koresë së Jugut.
Asani në lojë hyri në minutën e 33-të. Ai këtë edicion ka pesë gola e dy asistime në 19 paraqitje në kampionatin e Koresë së Jugut. Asani së fundi është paraqitur me sukses edhe te Shqipëria.
Gwangju është në vendin e shtatë me 29 pikë.