Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arteta: Xhaka nuk është në dyshim për Botëror

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar pas ndeshjes se Granit Xhaka ishte i sëmurë dhe kjo ishte arsyeja pse u vendos të largohej nga fusha.

Spanjolli nuk mendon se Xhaka është në dyshim për Kampionatin Botëror në Katar që nis pas tetë ditësh.

“Ai ishte i sëmurë dhe për këtë arsye u largua. Nuk mendoj se është në dyshim për Botërorin”, ka thënë Arteta.

Arsenali vazhdoi formën fenomenale, duke mposhtur Wolvesin në udhëtim 2:0, ndeshja e fundit para se të nisë Botërori. Topçinjtë janë në vendin e parë me diferencë prej pesë pikësh nga City.

Xhaka do të jetë kapiten i Zvicrës në Katar.

 

Artikuj të ngjashëm